GazetaMax
Lajme

Kovaçevski – Bërnabiq: Bashkëpunimi i fuqishëm rajonal – bazë për zhvillim të përshpejtuar ekonomik

Shkup, 18 maj – Marrëdhëniet e mira shumëvjeçare dhe tradicionale dypalëshe të cilat në mënyrë plotësuese përforcohen nga viti në vit, përgjatë dialogut intensiv dhe miqësor politik të konfirmuar me takime dhe vizita të rregullta dhe të shpeshta në nivel të lartë, ishin konfirmuar në takimin e sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me homologen e tij serbe Ana Bërnabiq.

Në këtë takim, në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kryeministri Kovaçevski theksoi se avancimi i marrëdhënieve mes të dyja vendeve vazhdon në drejtim të thellimit të marrëdhënieve me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, në takim është theksuar se me rëndësi të veçantë ishte ndihma dhe mbështetje nga Serbia gjatë krizës së kovidit, kur ky vend e ndihmoi përballjen me pandeminë me vaksina dhe ndihma të tjera mjekësore.

Kovaçevski në takimin me kryeministren e Serbisë u falënderua për heqjen e ndalesës për eksport të drithërave dhe vajit për ushqim, me çka tregoi mirëkuptim dhe solidaritet si pjesë e përcaktimit të saj për bashkëpunim në rajon.

“Kryetarët e Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Kovaçevski dhe Bërnabiq e potencuan komunikimin dhe partneritetin në nivelin më të lartë në kuadër të Iniciativës Ballkani i Hapur si impuls plotësues për bashkëpunim rajonal, fqinjësi të mirë dhe zbatim të vlerave evropiane në rajonin tonë”, bëhet e ditur në kumtesë.

Ata bashkërisht vlerësuan se iniciativa duhet të vazhdojë të funksionojë si platformë për bashkëpunim rajonal në të gjitha nivelet, gjatë kësaj duke potencuar se është e hapur ftesa që në Samitin e ardhshëm të “Ballkanit të Hapur” në Ohër të marrin pjesë edhe vendet e tjera të rajonit, me çka do të ndjehet përfitimi më i madh për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Në takim është folur edhe për gatishmërinë e të dyja palëve për organizimin e mbledhjes së tretë të përbashkët të të dyja qeverive, si nxitje pozitive për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik.

Serbia është partneri i tretë më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa kryeministrat Kovaçevski dhe Bërnabiq konstatuan se vlera e përgjithshme e shkëmbimit tregtar prej mbi një miliard dollarë, që shënon rritje pikërisht gjatë pandemisë, është shenjë e qartë se bashkëpunimi ekonomik duhet të vazhdojë të avancohet me “B2B takime” të vazhdueshme dhe forume të biznesit, si dhe me rrjetëzim të përbashkët për performancë në tregjet e treta.

Si veçanërisht të rëndësishme për lidhje të rajonit, në takim ishin vlerësuar projektet infrastrukturore në autostrada dhe hekurudha në Korridoret 10 dhe 8.

“Sa i përket integrimit evropian të rajonit, kryetarët e Qeverive, Kovaçevski dhe Bërnabiq vlerësuan se tani është momenti i vërtetë që Maqedonia e Veriut dhe Serbia që t’i fillojnë bisedimet me BE-në dhe se ai hap do të jetë sinjal pozitiv për gjithë rajonin nga aspekti i rëndësisë së saj gjeostrategjike dhe stabilitetit”, nënvizohet nga Qendra qeveritare për informim.

Në takim si pozitiv është vlerësuar momenti i lëvizjes së marrëdhënieve ndërmjet KOM-AO dhe KOS me qëllim të tejkalimit të çështjeve ndërmjet vete.

Related posts

Ramiz Lladrovci: Normalizim i raporteve të ujkut me qengjin

Gazetamax.mk

BE-ja dëbon në mënyrë masive azilkërkuesit

Gazetamax.mk

Dezinformatat përmes objektivit të fotoaparatit

Gazetamax.mk