GazetaMax
Lajme

LSDM: Mickoski është i hutuar nga rritja e pagave të mësimdhënësve

Shkup, 18 Maj – LSDM-ja në pushtet konsideron se rritja rekord e pagave të stafit arsimor dhe marrëveshja e arritur me SASH-un, “e hutoi Hristijan Mickoski-n, ndaj sot ai thotë se e gjithë kjo ishte rritje minimale”.

“Kjo është një deklaratë hipokrite e Mickoskit, veçanërisht nëse dihet se në kohën e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së pagat në arsim janë rritur për gati katër për qind”, thonë nga LSDM dhe sqarojnë se rritja e pagave është dakorduar me sindikatat përmes dialogut social.

Sipas tyre, poshtërim dhe fyerje janë bllokada e VMRO-së për zgjidhjen ligjore që siguron punësim të përhershëm për 4.700 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

“Për dallim nga VMRO, e cila ka bërë presione dhe kërcënime ndaj mësimdhënësve, LSDM përmes dialogut siguron paga më të larta dhe kushte më të mira për punë për mësimdhënësit”, theksojnë nga LSDM.

Më herët, lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski tha se rritja është minimale dhe nuk është ajo që kanë kërkuar sindikata dhe arsimtarët.

Related posts

Ekskluzive/ Deklarata e samitit të BE-së në Tiranë

Gazetamax.mk

Aksion i madh policor në Hasanbeg e Haraçinë

Gazetamax.mk

Me zero tolerancë dhe luftë pa kompromis kundër trafikimit me njerëz

Gazetamax.mk