Shkup, 20 maj – Komisari i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë Oliver Varhej, pas takimit në Bullgari me presidentin Rumen Radev, kryeministrin Kirill Petkov dhe ministren e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska, pret nga Sofja në afat prej tre javësh të pajtohet për fillimin e procesit negociator me Shkupin.
Komisari i BE-së Varhej në Tuiter shkroi që së shpejti do të kthehet në Sofje për të gjetur zgjidhjen e përbashkët të pranueshme për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Takimi intensiv me ministren Teodora Gençovska në Sofje. Bisedat për pasoja të drejtpërdrejta nga lufta në Ukrainë për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Punojmë në zgjidhje të përbashkët të pranueshme që të mund të fillojmë negociata me RMV-në dhe Shqipërinë me mbajtjen e konferencën ndërqeveritare në qershor. E vlerësojë dialogun e hapur me presidentin bullgar Rumen Radev. Vlefshmëria që të kemi Ballkan Perëndimor të qëndrueshem dhe prosporues nuk ka çmim. Në këtë kontekst, kontribut i jashtëzakonshëm do të ishte mbajta e konferencës së përbashkët ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Duhet të punojmë së bashku në këtë. Për tre javë do të kthehem në Sofje për të gjetur bazë të përbashkët dhe mbështetje nga Bullgari, për të filluar procesin negociues me RMV-në në qershor”, shkroi Varheji.