GazetaMax
Lajme

Lukarevska: Nuk ka asnjë skandal nga DAP-i, kemi alarmuar menjëherë

Shkup, 20 Maj – DAP ka alarmuar sapo ka evidentuar keqpërdorime nga obliguesit tatimor. Thotë në paraqitjen e saj sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, drejtoresha e DAP-it dhe nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Lukarevska. E pyetur për rastin e hapur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, me pretendimin se është aferë mes DAP-it dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë, në vlerë prej 20-30 milionë euro, Lukarevska tha:

“Ne kemi alarmuar sapo kemi evidentuar këto veprime të paqarta nga ana e obliguesve tatimor. Prandaj, nuk mund të lejoj që të flitet për një skandal të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, por për një skandal të funksionimit të paligjshëm të tatimpaguesve, që janë në pronësi dhe menaxhim nga e njëjta zyrë kontabiliteti. Bëhet fjalë për kërkesë tatimore të pabazuar, gjegjësisht diçka që pengon funksionimin e tatimit mbi vlerën e shtuar në raport me ligjin për procedurë tatimore”, tha Lukarevska.

Related posts

Kovaçevski: Qytetarët duhet të jenë të qetë edhe në aspekt të sigurisë edhe atë ekonomik

Gazeta Max

Javën e kaluar 3 raste të murtajës afrikane në Kumanovë

Gazeta Max

“Yeo Teknoloji” emëroi Muhammed Topal drejtor të zhvillimit të biznesit dhe shitjeve në Ballkan

Gazeta Max