Aksident rrugor në Tiranë, përplasen motori dhe makina në zonën e Ali Demit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku janë përplasur një motor dhe një automjet.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo gjendja e personave të përfshirë në përplasje.

Sipas informacioneve paraprake, ambulanca ka mbërritur në vendngjarje. 

Ndërkohë, priten detaje të tjera nga policia për shkaqet e aksidentit dhe gjendjen e të plagosurve.

Burimi:botasot.info