Disa vendbanime të Shkupit dhe rrethinës nesër, më 6 nëntor, do të përballen me ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike, të cilat në disa lokacione do të zgjasin deri në gjashtë orë.
Nga ora 04:30 deri në 05:30 pa rrymë do të mbeten Maxhari, Hasanbegu, Trubareva, Jurumleri, Haraçina, Stajkovci, Kamniku, Hipodromi dhe zona industriale në Maxhari.
Në komunën e Gazi Babës, ndërprerje do të ketë nga ora 08:30 deri në 11:30 për një pjesë të konsumatorëve në rrugët “Lazar Pop Trajkov” dhe “16-ta Makedonska Brigada”(Brigada Maqedonase).
Nga ora 08:55 deri në 12:55 pa energji elektrike do të jetë një pjesë e rrugës “Mërshevci”, në fshatin Mërshevc, në komunën e Ilindenit.
Në Kisella Vodë, nga ora 09:00 deri në 15:00, ndërprerja do të prekë një pjesë të konsumatorëve në rrugën “Hristo Tatarçev”, numër 24.
Nga ora 09:15 deri në 13:15 pa rrymë do të mbetet fshati Brnjarci, si dhe objektet “ZIK Kravarstvo”, “Davos”, “Ars Komerc” dhe “Euroles”.
Ndërkaq, nga ora 12:00 deri në 15:00 ndërprerje do të ketë për një pjesë të konsumatorëve në rrugët “Gabresh”, “Lazar Pop Trajkov” dhe “Tashko Karaxha”.
Burimi:TV21
