GazetaMax
Lajme

Dënimi me burg për Gruevskin, avokati Millanov: Do ta ankimojmë aktvendimin

Shkup, 21 Maj – Ish-kryeministri Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, janë shpallur fajtorë në rastin e TNT për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të bizmesmenit Fiat Canoski. Gruevski, i cili prej disa vitesh është në arrati në Budapest, për këtë rast u dënua me 9 vite burg, Janakieski me 3 vite, në të cilin llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari i tretë Trajkovski është dënuar me 4 vjet burg. Inspektorja Najdovska, e cila atë kohë punonte në komunë, është dënuar me 4 vjet burg. Të dyshuarit tjerë, të cilët në atë kohë ishin të punësuar në komunën e Gazi Babës, janë shpallur të pafajshëm.

“Patjetër se do ta ankimojmë këtë aktvendim sepse mendoj se me këtë aktvendim dërgohet një mesazh shumë i keq dhe se në vend që të ndalen ndërtimet pa leje dhe të sanksionohen, sanksionohen njerëzit që veprojnë në lidhje me objektet e ndërtuara pa leje”, tha Elenko Millanov, avokat.

Të akuzuarit duhet të paguajnë kompensim për dëmin e bërë investitorit në shumë prej mbi 11 milionë euro.

Related posts

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa

Gazeta Max

Kuvendi për pasdite caktoi vazhdime të tre seancave

Gazeta Max

Xhaferi në takim me revizorët shtetëror të Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë

Gazeta Max