GazetaMax
Lajme

Arrestohet një kontrabandist i migrantëve

Demir Kapi, 21 Maj – Në autostradën A1, në afërsi të tunelit të Demir Kapisë, mbrëmë në ora 19.50, zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Kalimin Kufitar “Bogorodica” kanë arrestuar N.C (54) nga Kosova.

Siç informoi sot MPB-ja, gjatë kontrollit në automjetin “Volkswagen Turan” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin e drejtonte, janë gjetur shtatë persona – emigrantë nga Pakistani.

N.C. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Related posts

Radhë kilometrike në Qafë Thanë, nuk punon sistemi, policia merr shënime me dorë

Gazeta Max

Situata në Veri të Kosovës, Ahmeti: T’i jepen fund akteve të inskenuara dhe të përfundohet dialogu me marrëveshje finale

Gazeta Max

Shaqiri: Zgjidhet problemi i transportin për nxënësit e Vizbegut

Gazeta Max