GazetaMax
Ballina

Njihuni me VATO481, talenti shqiptar që repovat në gjermanisht

Ka mjaft stil dhe talent në muzikën që ai bën e në art quhet VATO481, por emri i vërtetë është Xhavit Shala. Me origjinë ai është nga Kosova, por lindur dhe jetuar deri në moshën 5 vjeçare në Gjermani e më pas e tani jeton në Zvicër në qytetin Fribourg. Madje mësojmë se talenti shqiptar jeton në lagjen e famshme që njihet nga të gjithë me emrin Schönberg. Reperi që kur ka qenë 15 vjeç ka nisur muzikën por në muajin nëntor të vitin 2021 po merret më profesionalisht.

Ai bën rep në gjuhën gjermane e tekstet e këngëve i shkruan vetë. Ndërsa tregon se dëgjon pak muzikë rep shqiptare por veçon Unikatil. Tani për tani VATO481 muzikën e shikon si hobi por nuk i dihet në të ardhmen. Ai sapo ka sjellë projektin e ri me titull “Ghettoprominent” dhe ju ftojmë ta klikoni më poshtë. E këshilla e tij për ata që e ndjekin është se ai bën muzikë ku tregohet realiteti.

Related posts

Këngëtari David Dreshaj shkëlqen me albumin festiv edhe në Bosnjë e Hercegovinë

Gazetamax.mk

Grubi në Click plus konfirmon: Tërhiqet Ligji që mundëson ndryshimin e gjinisë

Gazetamax.mk

Mos u brengosni: Çfarë duhet të bëni kur e digjni gjuhën

Gazetamax.mk