GazetaMax
Lajme

Shkollat e mesme hapin dyert për semimaturantët

Shkup, 24 Maj – Shkolla e mesme në qytetin e Shkupit “Saraj” është shkolla e vetme në RMV që ofron drejtime si gjimnazi ekonomija dhe mjeksia në një vend, e nga ana tjetër shkolla profesionale digjitale ofron nje planprogram mësimor që përdoret në 500 vende të botës. Drejtorët e të dyja shkollave në happy day motivojnë nxënësit të regjistrohen pasi me fillimin e qersorit hapen edhe afatet e para të regjistrimit.

Për dallim nga shkollat e mesme profesionale në vend, shkolla e mesme në qytettin e Shkupit ‘Saraji’ ofron diça ndryshe për nxënësit. Drejtori I SHMQSH “Saraj” thotë se kjo shkollë është e vetmja në maqedoni që ofron gjimnazin, ekonominë dhe mjeksinë në një vend.

Është e vetja shkollë në maqedoni dhe në qytetin e shkupit që I ka të tre drejtimet…të tjerat janë ose gjimnaz ose ekonomi ose vetëm mjeksi, ndërsa në “saraj” janë edhe ekonomia edhe gjimnazi edhe mjeksia në një vend, kjo e fundit është më e kërkuara nga semimaturantët, deklaroi Bedri Gjureci drejtor i Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit

Adisa Mullarexha, drejtoreshë në shkollën digjitale motivon vajzat që të regjistrohen në këtë shkollë profesionale. Planprogrami që përdoret në këtë shkollë përdoret edhe në 500 vende të tjera të botës, shton drejtoresha.

Ky planprogram është shpërndarë në 500 vende të botës, e vecanta e shkollës digjitale është se fëmijët në këto 500 vende të botës e mësojnë planprogramin e njëjtë rreth teknologjisë. Tashmë të rrinjtë nuk duhet ti përgadisim vetëm për tregun vendor, por për atë botëror, deklaroi Adisa Mullarexha drejtoreshë e Shkollës Dixhitale.

Related posts

Rexhepi: Shpëtimi i Qeverisë nga mosbesimi, ishte gjëja e duhur

Gazetamax.mk

Jeton Shaqiri: Në vitin e ri shkollor nxënësit do të mësojnë me tekste digjitale e poashtu edhe të shtypura

Gazetamax.mk

VMRO-DPMNE ka dorëzuar 200 amendamente për buxhetin

Gazetamax.mk