Kryetarja e Kushtetueses, në mbledhjen e Byrosë Drejtuese të ACCF-së

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji, mori pjesë në mbledhjen e Byrosë Drejtuese të Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Frankofone (ACCF), ku u diskutuan veprimtaritë e shoqatës gjatë vitit 2026 dhe prioritetet për periudhën 2027–2028.

Mbledhja u pasua nga një takim pune me temë “Legjitimiteti zgjedhor dhe garancitë kushtetuese në shoqërinë e informacionit”, ku morën pjesë edhe Presidenti dhe Kryeministri i Rumanisë, si dhe përfaqësues të gjykatave kushtetuese anëtare.

Diskutimet u përqendruan në sfidat bashkëkohore të demokracicë, rëndësinë e garantimit të integritetit të proceseve zgjedhore dhe rolin e gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e parimeve demokratike në kushtet e zhvillimeve teknologjike dhe të informacionit.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, anëtare e ACCF-së që prej vitit 2002 dhe tashmë pjesë e strukturës së saj drejtuese, vijon të kontribuojë aktivisht në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e vlerave të kushtetutshmërisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. 

Burimi:botasot.info