​Prattipati pret gjeneralin amerikan Osborn, vlerëson kontributin në zhvillimin e partneritetit Ajovë-Kosovë

Prattipati takon gjeneralin amerikan Osborn, në fokus forcimi i bashkëpunimit Kosovë-SHBA

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka pritur në takim gjeneralmajorin Stephen Osborn, Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, Prattipati e ka falënderuar Osbornin për udhëheqjen dhe angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në veçanti, ajo ka vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e partneritetit shtetëror ndërmjet Ajovës dhe Kosovës, i cili përbën një mekanizëm të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës është pjesë e bashkëpunimit afatgjatë amerikan në mbështetje të zhvillimit të kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.

Burimi: botasot.info