GazetaMax
Lajme

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

Shkup, 25 maj – Si deri te mbrojtja më efikase nga korrupsioni në nivel lokal, ishte tema që u diskutua në Konferencën e sotme, e organizuar nga Qendra për Komunikim Qytetar dhe në mbështetje të Mbretërisë së Holandës.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka theksuar se llogaridhënia dhe transparenca janë dy faktorët kryesor që të kemi një shoqëri dhe pushtet lokal pa korrupsion, transmeton Zhurnal.

“Popullit duhet ti jepet llogari për çdo punë të kryer nga të gjitha insitucionet, posaçrisht nga ato vendore sepse janë dera e parë e pushtetit për qytetarët, e transparenca është pikërisht reflektimi që vije me llogaridhënien.

Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj këto dy parime pra transparencën dhe llogaridhënien, i kemi baziket në funskionimin tonë të përditshëm.

Nga ana tjetër vura në dukje se ne vet komunat duhet të demonstrojmë transparencë dhe integritet dhe me veprimet tona të inkurajojmë qytetarët që të përfshihen aktivisht në luftën kundër korrupsionit”, është shprehur kryetari i Çairit, Visar Ganiu./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/552674049545835

Related posts

Spasovski në Takimin e 17-të rajonal të rrjetit të ekspertëve për armë zjarri në Evropën Juglindore-SIFEN

Gazetamax.mk

Kriza tregon dhëmbët, pas 19 muaj në Tetor regjistrohen 1429 të papunë

Gazetamax.mk

Gashi: Koalicioni VLEN nuk dirigjohet nga askush, e kemi dijen dhe guximin për ta sjellë ndryshimin

Gazetamax.mk