GazetaMax
Lajme

Gjen. Walters: Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në qendër të vëmendjes së NATO-s dhe BE-së

Podgoricë, 25 Maj – Komandanti i përgjithshëm i NATO-s në Evropë, Todd Walters ishte të mërkurën në Podgoricë në një vizitë lamtumire në Mal të Zi në përfundim të detyrës ku u prit nga presidenti malazez, Milo Gjukanoviq dhe nga ministri i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq.

Zyra e presidentit bëri të ditur se zoti Gjukanoviq falënderoi gjeneralin Walters për “angazhimin e tij për të bashkëpunuar me Malin e Zi duke kontribuar në mirëqenien pas pesë vitesh anëtarësim në NATO”, thuhet në njoftim.

“Në kontekstin e përkeqësimit të situatës së sigurisë në Evropë të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, Mali i Zi mbështeti aktivitetet e NATO-s që ndaluan agresionin e mëtejshëm duke zbatuar një strategji parandaluese dhe mbrojtëse, “ tha presidenti malazez Milo Gjukanoviq.

Komandanti i forcave amerikane në Evropë, Todd Walters, vlerësoi se Ballkani Perëndimor duhet të mbetet në qendër të vëmendjes së NATO-s dhe BE-së.

“Jemi të vetëdijshëm për ndikimet e ndryshme në Ballkanin Perëndimor, por ky rajon duhet të mbetet në qendër të vëmendjes si të NATO-s ashtu edhe BE-së,” tha Walters. Zoti Walters, vuri në dukje, se “Mali i Zi mund të jetë krenar për pesë vitet e fundit dhe arritjet e trupave ushtarake malazeze në misionet në Afganistan, Kosovë, Letoni dhe Irak”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidencës së Malit të Zi.

Related posts

Maqedonia e Veriut, vendi i 7 më i varfër në Europë

Gazetamax.mk

Disa lagje të Shkupit sot pa energji elektrike

Gazetamax.mk

Alternativa: Vit i ndryshimeve kushtetuese, jo i zgjedhjeve

Gazetamax.mk