Kasami: Mbi 3 milionë euro investime në ujësjellës dhe kanalizime në Tetovë brenda një viti

Pas prezantimit të investimeve në infrastrukturën rrugore, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditura edhe investimet në sektorin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, raporton Gjurmë.info.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kasami ka bërë të ditur se gjatë një viti janë investuar mbi 3 milionë euro në përmirësimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atij atmosferik.

Këto investime janë pjesë e bilancit njëvjeçar të punës së Komunës së Tetovës, të cilin Kasami po e prezanton përmes publikimit të projekteve dhe rezultateve të realizuara gjatë mandatit./Gjurmë.info/

Burimi:zyrtare.net