Arrestohet në Lipjan i dyshuari për ngacmim seksual të dy grave

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy grave.

Rasti raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

“Lipjan  06.11.2026 – NN.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ngacmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh.

Burimi: botasot.info