GazetaMax
Lajme

Profesorët e universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” paralajmërojnë grevë, kërkojnë paga më të larta

Shkup, 26 Maj – Profesorët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup kërkojnë paga më të larta.

Ata i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski, kryetarit të Kuvendit dhe ministrit të Financave.

Ata thonë se ka pakënaqësi të madhe për situatën aktuale, e cila sipas tyre “asnjëherë nuk ka qenë në nivel kaq të ulët”.

Në letrën e tyre, profesorët nga UKM potencojnë pagën mesatare, e cila në vend ka arritur më shumë se 31 mijë denarë, e krahasojnë me pagën e profesorit asistent në universitet, e cila kap shifrën prej rreth 30 mijë denarë, gjegjësisht nën mesataren.

“Kurrë në histori UKM nuk është degraduar dhe harruar. Prandaj, kërkojmë nënshkrimin e menjëhershëm të marrëveshjes kolektive me projeksionet e planifikuara katërvjeçare të rritjes së pagave në rebalancin e buxhetit”, thuhet në letrën e hapur të profesorëve nga UKM drejtuar autoriteteve.

Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, pedagogët bëjnë të ditur se do të zhvillojnë protestë paqësore ose grevë në seancën e provimeve të qershorit.

Related posts

Përfundoi thirrja për subvencione të trotinetëve, vazhdon për biçikleta

Gazeta Max

Investim 20 milion euro nga “Teknopanel” dhe 120 vende të reja pune

Gazeta Max

Buxhet rekord për përballje me krizën dhe konsolidim fiskal

Gazeta Max