GazetaMax
Lajme

Edhe Muhamet Ameti kandidon për degën e Tetovës

Tetovë, 26 Maj – Pas shpalljes së Thirrjes publike nga BDI për kryetar të disa degëve, në Tetovë tashmë është bërë publike edhe kandidatura e tretë. Pas Faton Ahmetit dhe Valmir Azirit, edhe Muhamet Ameti sot ka bërë zyrtare kandidaturën.

Ndryshe, Ameti ka qenë në pozitën e Zëvendës drejtorit të DAP derisa tash është i punësuar në sektorin privat, kurse për dy mandate ka qenë anëtar i kryesisë së degës së BDI Tetovë.

Integrist të nderuar,

Me 19 qërshor do të kemi zgjedhje për të përcaktuar drejtuesit lokal të degëve të BDI-së, të bazuara në një parim demokratik, një anëtar, një votë.

Sot, me një ndjenjë të madhe përgjegjësie dhe synim për ti rikthyer BDI-së në Tetovë lavdinë e merituar, do të doja të ndaj me Ju publikisht dhe të Ju informoj se pas Thirrjes Publike në bazë të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe përzgjedhjes së organeve të BDI-së, do të dorëzoj kandidaturën time për Kryetar Dege të BDI-së në Tetovë.

Duke pasur shumë arsye dhe faktor pse kam vendosur ti futem kësaj gare, me përgjegjësi të plotë kërkoj mbështetjen e të gjithë Juve qe doni ndryshimin.

Jam i sigurt që sëbashku do të nxisim demokracinë, meritokracinë dhe përkushtimin, me qëllim që Dega e BDI-së në Tetovë të jetë qendër për të gjithë ato që kanë çka ti japin vendit, shoqërisë dhe kombit.

Duke pasur qëllime vizionare dhe reale, do punoj në ngritjen e kauzës sonë, ku anëtari është elementi bazë i funkcionimit të degës së BDI-së në Tetovë.

Na prift e mbara!

Me respekt,

Muhamet Ameti

https://www.facebook.com/photo?fbid=10227580280802544&set=a.1730752838573

Related posts

Grupi i ekspertëve të sigurisë nga Bundestagu gjerman për vizitë në Kuvend

Gazetamax.mk

Pas Mijallkoskit, i ulet dënimi edhe Vlladimir Taleskit

Gazetamax.mk

Mariçiq: Ekipi nga Maqedonia është i gatshëm të fillojë procesin e skriningut

Gazetamax.mk