Sulmet me dronë dhe raketa balistike gjatë natës kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë.
Zelensky tha se 12 rajone ukrainase u vunë në shënjestër, ndërsa kryeqyteti Kiev pësoi dëmet më të rënda.
Sipas Reuters, raportohet se nëntë persona janë lënduar në mbarë vendin, përfshirë një fëmijë, gjatë valës së sulmeve me mbi 30 raketa balistike dhe mbi 170 dronë.
Këto sulme ndodhin pak para se delegacionet ukrainase dhe ruse të marrin pjesë në bisedime trepalëshe në Abu Dabi, javën e ardhshme.
Burimi:botasot.info
