Studentët krijojnë kordon për të mos lejuar PD të afrohet në protestën e tyre, i presin me banderolë: Rama n’burg, Berisha n’Burg

Studentët kanë krijuar një kordon për të penguar afrimin e përfaqësuesve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit.

Të rinjtë kanë dalë përpara tyre me një banderolë ku shkruhej: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Përmes këtij veprimi, studentët kanë shprehur qëndrimin e tyre për të mbajtur protestën të ndarë nga aktiviteti politik i Partisë Demokratike, duke mos lejuar që përfaqësuesit e saj t’u bashkohen tubimit.

Ata kanë vepruar njëjtë si një javë më parë, teksa situata u shoqërua me debate mes palëve.

Burimi:botasot.info