GazetaMax
Lajme

153 sanksione në Shkup, dhjetë prej tyre pa patentë shofer

Shkup, 28 Maj – Ministria e Brendshme dje (27.05.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 masa, nga të cilat 26 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 20 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

11 masa për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë, 11 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nëntë masa për kalim sinjalistikë të mbyllur – semafor të kuq, gjashtë sanksione për shofer fillestar…

Vazhdojnë kontrollet e aksionit të intensifikuar. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Related posts

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

Gazetamax.mk

Maqedonia e Veriut me punëtorët më produktivët në rajon

Gazetamax.mk

Urdhërohet prishja e kontratës me drejtorin Limani dhe uljen e honorareve për anëtarët e bordit

Gazetamax.mk