Nottingham Forest ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Manchester Cityt, në takimin e javës së 10-të të Premier League.
Skuadra vendase i ka shkaktuar një goditje të rëndë Cityt.
Nottingham kaloi në epërsi në minutën e 6-të. Një gabim i rëndë në mbrojtjen e Manchester Cityt i dha mundësinë e artë Jair Cunhas, i cili nga afërsia e dërgoi topin në rrjetë për 1:0.
Në minutën e 18-të, Liam Delap dyfishoi epërsinë. Sulmuesi përfundoi një aksion të shkëlqyer individual me një goditje të fuqishme nga brenda zonës së rreptësisë. Gianluigi Donnarumma mbeti i pafuqishëm, ndërsa topi përfundoi në rrjetë, nën traversë, për 2:0.
Manchester City reagoi në minutën e 52-të. Rayan Cherki pranoi topin në skajin e zonës dhe, me një goditje të fuqishme, e dërgoi në këndin e sipërm të portës, duke ngushtuar epërsinë në 2:1.
Por, në minutën e 73-të, Delap shënoi sërish! Sulmuesi i Nottingham Forest përmbylli një tjetër aksion të bukur me një goditje brenda zonës. Topi preku shtyllën dhe përfundoi në rrjetë, ndërsa Donnarumma nuk pati mundësi reagimi për 3:1.
Pas kësaj humbjeje, Manchester City renditet në vendin e dytë me 21 pikë, gjashtë pikë prapa liderit Arsenalit.
Ndërkohë, Nottingham Forest renditet në vendin e 16-të me nëntë pikë.
Burimi: botasot.info
