Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka falënderuar z. Elshani për kontributin e tij në shërbim të vendit, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës.
Përmes një postimi, Bahtiri i ka uruar suksese në detyrën e re, duke vlerësuar guximin, qëndresën dhe përkushtimin e tij në mbrojtje të Kosovës.
Postimi i plotë:
Në ditët kur Veriu i Kosovës shkruante histori, ky burrë qëndroi stoik!
Z. Elshani,
Të falenderoj përzemërsisht për gjithçka që ke bërë për të mirën e vendit, sidomos në Veri. Kemi kaluar bashkë ditë të mira, të vështira por edhe vendimtare për vendin. Bashkë me ju e ndërtuam një siguri të plotë në të gjithë Republikën e Kosovës, sidomos në Veri!
Tani të uroj detyren e re, dhe jam i bindur që do të jesh i pathyeshëm ashtu siç të njohim për guximin dhe qëndresen tënde të çeliktë, për të bërë ndryshim në aspektin pozitiv!
Ndërsa për detyren e re, tani të kemi në çdo pikë kufitare të Republikës së Kosovës dhe jam i sigurtë se do t’i mbrosh me çdo kusht!
Sa të jetë jeta me jetu, Mitrovica e Isa Boletinit nuk ta harron kurrë!
Me respekt,
Agim Bahtiri
Burimi: botasot.info
