GazetaMax
Lajme

Ligji për marrdhënie pune/ Debat në komisionin për punë dhe politikë sociale

Shkup, 2 qershor – Komisioni kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale sot ka debatuar për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie të punës, të parashtruara nga një grup deputetësh nga shumica parlamentare, të cilat i referohen disa dispozitave për të dielën ditë jopune, por edhe për zgjatjen e mandatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, përkatësisht rritje të kufirit të moshës kur mund të dalin në pension dhe ai të jetë 67, në vend të 64 vjetëve.

Vazhdimi i mandatit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë për tre vjet, sipas propozuesve, kërkohet sepse mund të mungojnë për shkak të procedurës që kërkohet për trajnim, e më pas për zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj.

Zhaklina Lazarevska nga LSDM, e cila është një nga propozuesit e ligjit, sqaroi se trajnimi fillestar i kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë publikë zgjat dy vjet, dhe pas zgjedhjes së tyre për gjyqtarë/prokurorë, pesë vitet e para gjykojnë lëndë që nuk janë komplekse. Duke pasur parasysh afatet e përcaktuara për hyrjen në Akademi, deri në zgjedhjen e tyre, është krijuar situata që gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar në atë periudhë të dalin në pension dhe t’i ndërpresin marrëdhëniet e punës me fuqinë e ligjit.

Nga ana tjetër, në atë periudhë kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë publikë nuk do të jenë ende pjesë e sistemit të drejtësisë dhe kjo do të sjellë zvogëlimin e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që duhet të merren me fluksin e rregullt të lëndëve, ndërsa me këtë edhe duke i kryer këto dy funksione në tërësi.

Sipas deputetëve të opozitës VMRO-DPMNE, këto ndryshime në pjesën e mandatit të gjyqtarëve janë jashtëzakonisht problematike dhe hapin mundësinë e klasifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë si të kualifikueshëm dhe të pakualifikueshëm, të bindur dhe të pabindur si dhe mundësi për partishmëri më të madhe dhe më të thellë të gjyqësorit. Përveç kësaj, ata theksuan se sipas standardeve të BE-së, numri i gjyqtarëve në raport me popullsinë është i madh. Problemi, thonë ata, nuk është tek numri i vogël, por tek partishmëria dhe mungesa e zellit.

Deputeti Dajanço Eftimov theksoi se një problem edhe më i madh me këto ndryshime, miratimi i të cilave kërkon shumicë të thjeshtë, do të derogonte dispozitat nga zgjidhja ligjore për gjykatat, e cila, siç tha ai, miratohet me shumicë dy të tretash.

Po ashtu, theksoi ai, të gjitha këto ndryshime për gjyqtarët dhe prokurorët publik në këtë ligj, LSDM-ja po përpiqet t’i lë në hije ndryshimet që kanë të bëjnë me ditën e diel “ditë jopune”, të cilat janë pjesë e të njëjtit propozim-ligj dhe ku janë bërë ndryshime që ne si deputetë të VMRO-DPMNE-së i kemi theksuar që kur miratohej ligji.

Ai ka kërkuar që nga ky propozim-ligj të hiqen ndryshimet që kanë të bëjnë me gjyqtarët dhe prokurorët publik dhe që ata si grup parlamentar të kontribuojnë në ndryshimet që kanë të bëjnë me “ditën e diel ditë jopune”.

Seanca e Komisionit është ndërprerë, ndërsa vazhdimi do të caktohet shtesë.

Related posts

Cilat janë profesionet deficitare që pastaj po prodhojnë edhe mungesë të kuadrove në treg?

Gazetamax.mk

Gjykimi për rastin me vrasjen e henbollistit kroat Denis Tor vazhdon më 22 nëntor

Gazetamax.mk

Pendarovski – Radev: Angazhim për zgjerimin e bashkëpunimit

Gazetamax.mk