Shkup, 2 qershor – Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Sait Saitin, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin bisedoi për aktivitetet rrjedhëse të Kryqit të Kuq, duke e përfshirë punën vullnetare, si dhe bashkëpunimin me Kabinetin e presidentit.
“Sekretari i përgjithshëm Saiti theksoi se aktivitetet vullnetare të Kryqit të Kuq në dekadën e fundit shënojnë zhvillim pozitiv dhe informoi se në dy vitet e fundit Kryqi i Kuq, në raport me punën vullnetare u fokusua për mbështetje të grupeve të ndjeshme të qytetarëve të cilët ishin më se të goditur me pandeminë e KOVID-19”, ceket në kumtesën nga Kabineti i Pendarovskit.
Shefi i shtetit theksoi se Kryqi i kuq, si një nga organizatat më të mëdha vullnetare më të rëndësishme, e promovoi me sukses punën vullnetare duke iu ofruar mundësi të gjithë qytetarëve të interesuar të jenë pjesë e aktiviteteve të dobishme për komunitetin.
Presidenti dha mbështetje për angazhimin e vullnetarëve në punën e Kryqit të Kuq dhe shprehi falënderim për sakrificën, përgjegjësinë dhe përkushtimin në kryerjen e angazhimeve dhe aktiviteteve të tyre humanitare.