GazetaMax
Lajme

Në Maqedoninë e Veriut ka mbi 18 mijë analfabet të regjistruar, por edhe sa janë të pa regjistruar?

Shkup, 3 qershor – Analfabetizmi është kancer i çdo shoqërie, në vendin tonë sipas të dhënave nga Enti i Statistikave në fushën e arsimit, në numrin e përgjithshëm rezident të moshës prej 15 vjet e më lartë personat që nuk dinë shkrim e lexim, janë regjistruar 18,897 analfabetë. Shifër shqetësuese që vjen në kohën vendet evropiane po digjitalizojnë arsimin në vendin tonë edhe formati tradicional është i pa suksesshëm. Por cilat janë shkaqet kryesore që sjellin deri në këtë gjendje që numri i analfabetëve të jetë kaq i lartë?. Pastaj nuk dihet se cilës etni i përkasin e nga cilat rajone vijnë këta qytetarë. Përpos kësaj kjo është shifra reale për personat e regjistruar që nuk dinë shkrim dhe lexim, por mbetet ende enigmë numri i analfabeteve të pa regjistruar, shkruan Zhurnal.

Fjala analfabet më tepër përdoret në konotacion ofendues se sa sqarues e shpjegues të një fenomeni e dukurie reale. Mirëpo ja që realisht sipas Entit për Statistika në vendin tonë ka mbi 18 mijë analfabet të regjistruar që nuk dinë shkrim dhe lexim. Ajo që ngjallë kureshtje nga kjo shifër e lartë është se nuk dihet nga cilat rajone vijnë këta qytetarë, cilës etni i përkasin dhe cilat janë shkaqet që ata kanë ngelë të tillë. Është e rëndësishme etnia dhe rajoni nga vijnë për faktin se mund të jenë lënë pas dore, ose janë të shtypur e nuk kanë qasje deri në institucionet arsimore. Pastaj, gjendja socio-ekonomike është faktor po ashtu i rëndësishëm se nëse flasim për një grup qytetarësh që janë të margjinalizuar me doemos duhet të merren masa për trajtim.

Prej 18 mijë qytetarëve që sot janë analfabet ka pasur mundësi që prej tyre të dalin mjek, profesorë e inixhinier, me fjalë të tjera profesionist të fushave të ndryshme për të cilat vendi ynë ka më së shumti nevojë. Por, ja që organet shtetërore përgjegjëse janë të pa interesuar për t’u marrë me këtë çështje, për të zbatuar metoda të ndryshme stimulimi e për të evituar pengesat e mundshme që kanë pamundësuar arsimin e tyre.

Megjithatë, po flasim për ato qytetarë që veçmë janë të regjistruar si analfabet që sa janë të dëmshëm aq më shumë janë nevojtarë për orientim drejt rrugës së arsimimit. Por, kategoria më e rrezikshme dhe e dëmshme se këta janë ata qytetarë që nuk janë analfabet por që nuk dallojnë nga analfabetet, dinë shkrim dhe lexim por nuk lexojnë. Kjo tregon se këta janë më të rrezikshëm e më të dëmshëm për vendin e për të ardhmen e vendit, sepse prej tyre pritet kontribut i veçantë por ja që këta nuk janë të përgatitur e as nuk përgatiten për më shumë, thjesht janë të vetëkënaqur vetëm me faktin se dinë shkrim dhe lexim.

Ndryshe, ekziston edhe një kategori tjetër e qytetarëve që poashtu janë të rrezikshëm sa këta që dinë shkrim dhe lexim por nuk lexojnë, janë “analfabetet politik”. Në vendin tonë ka shumë qytetarë që thonë që nuk ndjekin zhvillimet politike, madje disa shkojnë edhe tutje duke thënë se nuk duan as të dëgjojnë diçka në lidhje me politikë. Harrojnë që çdo gjë që i rrethon, çdo hap që e bëjnë e kudo shkojnë e punojnë varen prej politikës. Harrojnë që çmimi i barërave varet nga politika, e çështja e pagave, çmimet e ushqimeve, cilësia në arsim e shëndetësi, sërish këta tregohen indiferent.

Në momentin që krijohet një terren i tillë për politikanët që nuk u intereson qytetarëve se çfarë bëjnë, ata bëjnë çfarë duan, e ne jemi dëshmitarë se ata duan jetë luksoze makina të shtrenjta, villa në vende të ndryshme, biznese e kapital për të siguruar të ardhura edhe për nipërit e mbesat e tyre. Prandaj, shkrimi dhe leximi duhet të mësohet, pastaj duhet të lexohet, e më pastaj të ketë qytetari aktive për të pasur mendim kritik e çdo parregullsi të luftohet.

Mes 18.897 analfabetëve të regjistruar më tepër ka gra, bëhet fjalë për 5517 bura dhe 13,380. Kjo pastaj flet për mentalitet e pa çrrënjosur se femrat nuk duhet të arsimohen, kjo sidomos e shprehur më herët në shoqërinë shqiptare për shkak të ndikimit fetar. Ku femra shqiptare ka qenë e pamundur të arsimohet, ndërkaq meshkujt janë lejuar. Kjo përveç që është diskriminim gjinor është edhe regres shoqëror, që shoqëria nuk avancohet dot nuk mund të ecë para me një mentalitet të tillë. Femrat në përgjithësi pa dallim etnie në Maqedoninë e Veriut përballen me një betejë që nuk po merre ende fund, barazia në vendimmarrje, përfaqësimi i drejt në politikë. Pra, se femrat diskriminohen në vend u dëshmua edhe përmes këtyre shifrave që tregojnë qartazi që edhe në aspektin e arsimimit ata kanë qenë dhe janë të diskriminuar.

Të pa arsimuar por që dinë shkrim dhe lexim janë 23,192 qytetarë, derisa 62,129 perosna ose 4,1% nuk kanë të kryer as arsimin fillor. Ndërkaq, 423,456 personoa ose 27,8% janë me arsim fillor. Ndryshe, 672,375 ose 44,1% e banorëve janë me arsim të mesëm, 263,349 ose 17,3% me arsim të lartë, 29,654 ose 1,9% me magjistraturë dhe 6037 persona kanë kryer ciklin e tretë të studimeve, doktoratën.

Kujtojmë se, kemi raste që përfundojnë edhe shkollën e mesme ndërsa nuk dinë ende shkrim dhe lexim, disa lexojnë me vështirësi e disa nuk munden asesi. Kjo situatë e krijuar vjen si pasojë e menaxhimit me arsimin ku shkollat e mesme janë bërë obligative ku secili qytetarë patjetër duhet të përfundojë shkollën e mesme, kjo krijon siguri te nxënësit që secili që regjistron shkollën e mesme e mbaron pa asnjë problem pasi kështu është e rregulluar në mënyrë legjislative. Pra, mësove apo jo një diplomë do ta marrësh, e sikurse mos të kishte qenë obligative kishte pasur sanksione e rregulla më strikte që të paktën të dinë shkrim dhe lexim.

Në këtë formë rritet numri i analfabetëve të diplomuar që nuk dinë shkrim dhe lexim, e kjo për pasojë pastaj sjellë edhe rezultatet e dobëta në testet ndërkombëtare. Si dhe cilësia në arsim mbetet një utopi e pa arritshme. /Zhurnal.mk

Related posts

Tërmet në Rumani, dridhjet ndihen edhe në Shkup

Gazetamax.mk

Bogoev: Më lehtë mblidhen 80 deputetë për ndryshime kushtetuese se sa 61 për shumicë të re

Gazetamax.mk

Rrugët të lagështa, LAMM rekomandon vozitje e kujdesshme

Gazetamax.mk