Shkup, 3 qershor – Ambasada e Fëmijëve Megjashi – Programi për Edukim për Paqe, sot organizon forumin teatror “Arsimi është (nën) forcë – Arsimi është (jo) fuqi, në të cilin një grup profesorësh do të flasin për mobingun në shkollë, përjashtimin social, shpërdorimin e detyrës, partishmëri dhe privilegjet partiake.
Teatri Forum / Teatri i të Shtypurve është një formë krijuese e teatrit pjesëmarrës që krijon mundësi për diskutim mbi tema që mund të karakterizohen si të ngarkuara emocionalisht dhe ofron hapësirë për zgjidhjen krijuese të problemeve dhe një pamje të ndryshme të problemeve.
Temat e trajtuara janë nga jeta reale dhe praktika dhe prezantohen përmes etydeve/shfaqjeve të shkurtra të ndjekura nga ndërveprimi me publikun. Dy etyde të shkurtra do të shfaqen në Forumin e ardhshëm Teatror.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të disa shkollave, partive politike, sindikatave, institucioneve shtetërore dhe OJQ-ve.