GazetaMax
Lajme

Komisioni për zgjedhje dhe emërime diskuton për propozimet për gjykatës kushtetues

Shkup, 3 qershor – Në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve edhe sot vazhdoi debati për propozimet për gjykatës kushtetues. Deputetët diskutojnë për kandidaturën e profesoreshës universitare, Rodna Zhivkovska. Komisioni dje e konfirmoi propozimin që Fatmir Skender, gjykatës civil në Gjykatën e Apelit në Shkup të zgjidhet gjykatës kushtetues.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonijo Milloshoski bëri vërejtje dhe i parashtroi pyetje kryetares së Komisionit, Maria Georgievska se vitin e kaluar ka arritur aplikacioni për kandidaturë nga gjykatësja Antoaneta Dimovska për anëtare të Gjykatës kushtetuese dhe përse kjo është mbajtur fshehtë dhe një gjë e këtillë nuk ka arritur tek deputetët. Ndërkaq, Georgievska theksoi se nuk ka informata dhe plotësisht do të informojë pas njohurive të marra nga shërbimet.

Jovan Jauleski nga VMRO-DPMNE tha se vetë mungesa e deputetëve nga pushteti tregon se sërish do të zgjidhen dhe do t’i kalojnë filtrat për gjykatës kushtetues kandidatët e propozuar nga pushteti.

Pavle Trajanov, deputet nga Lidhja demokratike tha se nevoja për reforma në tërë sistemin gjyqësor, e posaçërisht rreth qëndrimit, veprimit dhe rolit të Gjykatës kushtetuese. Theksoi se mënyra në të cilën zhvillohet e tërë procedura është për diskreditim të kandidatëve të propozuar për gjykatës kushtetues, ndërkaq jo për afirmimin e tyre.

Komisioni duhet të deklarohet edhe për tetë propozim-gjykatës. Përveç propozimit që Fatmir Skender të zgjidhet gjykatës kushtetues, deputetët duhet t’i shqyrtojnë biografitë edhe të prokurorit republikan publik, Ljubomir Joveski, Tanja Vasiq Bozaxhieva e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislaturë civile, të propozuar nga partitë në pushtet, dhe të profesorëve universitarë Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjykatësit në pension Branko Sekullovski, prokurorit Todor Vitllarov, prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike në Ohër, propozuar nga VMRO-DPMNE.

Gjykata kushtetuese për momentin punon pa katër gjykatës të cilëve u skadoi mandati, nga nëntë gjykatës të paraparë. Në përbërje jo të plotë është rreth një vit pasi që nga fundi i majit të vitit të kaluar u skaduan mandatet tre gjykatësve -Sali Murati, Elena Gosheva dhe Nikolla Ivanovski. Nga mesi i janarit të këtij viti, ndërkaq, i kalo mandati edhe gjykatësit Jovan Josifovski.

Related posts

Një delegacion kuvendor në konferencë rajonale në Budva

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Do të ofrojmë livrim 100% të energjisë elektrike dhe rritje të vogla të çmimeve

Gazetamax.mk

Kryeministri Xhaferi shtroi iftar!

Gazetamax.mk