Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dabi javën e ardhshme, deklaroi të dielën ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.
“Evropianët do të jenë të përfaqësuar denjësisht; Franca do të jetë në Abu Dabi për të marrë pjesë në këto diskutime,” tha Barrot në një intervistë për stacionin radiofonik francez RTL.
“Nuk mund t’ju them ende se kush do ta përfaqësojë Francën në këtë rast, por Franca sigurisht që do të jetë e pranishme,” shtoi ai.
I dërguari amerikan, Steve Witkoff, deklaroi të hënën se Uashingtoni do të mbledhë delegacione nga Ukraina dhe Rusia në Abu Dabi, më 10-11 nëntor, për të diskutuar mbi dhënien fund të luftës së Moskës kundër Ukrainës, marrëveshjet e sigurisë për periudhën e pasluftës dhe uljen e tensioneve, raporton Reuters.
Burimi:botasot.info
