Skandali i “Raiffeisen Bank”/ Prokuroria nis hetimet ndaj bankës për ndërhyrje të paautorizuar në llogarinë e Përparim Ramës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për të nisur veprimet hetimore lidhur me një incident të rëndë të sigurisë financiare në “Raiffeisen Bank”.

Hetimet kanë nisur pas dyshimeve se një punonjës i kësaj banke ka pasur qasje të paautorizuar në llogarinë bankare të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës.

Sipas burimeve nga organet e rendit, personi i dyshuar për këtë ndërhyrje është identifikuar si Albion Ferati.

Motivorët e këtij veprimi, nëse lidhen me arsye personale apo profesionale, mbeten ende të paqarta për hetuesit.

Nga ana e saj, “Raiffeisen Bank” ka konfirmuar zyrtarisht pranimin e ankesës nga z. Rama dhe ka bërë të ditur se ka nisur procedurat e brendshme të verifikimit.

Përfaqësuesit e bankës deklaruan se kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe kanë njoftuar institucionet shtetërore për kompetencë të mëtejshme hetimore.

Burimi: botasot.info