Skuadra e Zurichut është kthyer me një pikë nga Gjeneva, duke barazuar pa gola (0:0) ndaj Servettes, në kuadër të kampionatit zviceran.
Kapiteni Lindrit Kamberi u paraqit titullar për Zurichun, ndërsa Selmin Hoxha u aktivizua në 20 minutat e fundit të takimit.
Ishte një ndeshje e luftuar deri në fund, por sulmuesit e të dyja skuadrave nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës.
Pas javës së 13-të të kampionatit zviceran, Zurichu renditet në vendin e pestë me 21 pikë, ndërsa Servette zë pozitën e gjashtë me 17 pikë.
Burimi: botasot.info
