Trepça shënoi fitore bindëse ndaj Rahoveci 029 me rezultat 92:58, në një sfidë ku dominuan nga fillimi deri në fund
‘Xehetarët’ kontrolluan takimin, kurse mysafirët ishin të pafuqishëm përballë kampionit
Të gjithë basketbollistët u angazhuan te vendasit, ku Kenneth Hasbrouck e mbylli ndeshjen me 19 pikë, derisa mysafirët që u paraqitën me vetëm një të huaj, ndërsa më i dalluari ishte Visar Ejupi me dhjetë pikë.
Trepça kryeson me 14 pikë, ndërsa Rahoveci është në vend të 7-të me 10 pikë pas javës së tetë në elitën e basketbollit të Kosovës.
Burimi: botasot.info
