GazetaMax
Lajme

Paralajmërimi i Selës i saktë, “Ballkani i Hapur” projekt i Rusisë

Shkup, 7 qershor – Ballkani i Hapur ka hapur tema të ndryshme diskutimi në rajon, po flitet për një ide të cilës duhet t’i bashkëngjiten gjitha shtet e rajonit por ende ka mjegulla për sa i përket burimit të kësaj ideje. Lideri i opozitës shqiptare, Ziadin Sela, dy vite më herët kishte alarmuar se Ballkani i Hapur është projekt i Rusisë. Dy vite më vonë po të njëjtën e konfirmon ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, i cili tha se projekti i Ballkanit të Hapur mbështetet qartësisht nga rusët, të cilët e konsiderojnë këtë një nisëm të Serbisë. Ndërkaq, vendet evropiane nuk kanë shprehur asnjë përkrahje të kësaj ideje, madje Gjermania ka thënë që vendet e Ballkanit duhet të fokusohen në Procesin e Berlinit. Kjo nismë nuk mbështetet nga vendet evropiane pasi në asnjë nga takimet e zhvilluara deri më tani nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues evropian. Nuk mundet Ballkani i Hapur të jetë interes edhe i Rusisë edhe i BE-së, shkruan Zhurnal.

Lideri i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, kishte shkruar se Ballkani i Hapur është “Kali i Trojës” i Putinit në Ballkan. Ai ka bërë paralajmërim publik duke alarmuar e bërë thirrje që të distancohet Maqedonia e Veriut nga ky projekt rus. Por, u deshtë një anulim i vizitës së ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili të organizojë konferencë për media me ose pa dashje ta përmend se janë mbështetës të idesë së Ballkanit të Hapur e cila buron nga Beogradi. Tani si ka mundësi që Rusia dhe shtetet evropiane të përkrahin të njëjtin projekt, a mundet që këto dy blloqe të kenë një interes të përbashkët?

Problemi me nismën “Ballkani i Hapur”, është fakti që kjo nismë nuk ka siguruar një gjithëpërfshirje rajonale. Në anën tjetër, në të janë të përfshira nisma si “kolektiviteti rajonal” dhe tregu i përbashkët, për të cilat ishte punuar në BE edhe në kuadër të Procesit të Berlinit. Edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, është cituar të ketë thënë se kjo nismë “është një konkurrencë e pashëndetshme” për procesin e integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Por, në pyetjet direkte drejtuar BE-së se a është për apo kundër nismës “Ballkani i Hapur”, vazhdimisht përgjigjen se “kuptojnë dëshirën për të lëvizur përpara në bashkëpunimin rajonal, por është e domosdoshme të ketë një proces ku përfshihet i gjithë Ballkani Perëndimor”.

Në Berlin, gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, iu dha goditja përfundimtare “Ballkanit të Hapur” dhe do të vihet në zbatim ideja e një procesi fillestar, me katër të drejtat themelore, siç quhet “Procesi i Berlinit”. Kancelari gjerman, z.Olaf Scholz, ia dha goditjen “Ballkanit të Hapur” dhe kërkoi të vazhdohet me “Procesin e Berlinit”.

Megjithatë, për të qartësuar edhe më shumë se ky projekt nuk mbështet nga asnjë shtet evropian dhe as nga SHBA-të, është fakti se në asnjërin prej takimeve të zhvilluara në vende të ndryshme nga tre shtetet që e përkrahin këtë ide, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk ka pasur të pranishëm asnjë përfaqësues ndërkombëtar. Që i bie se ky projekt është në kundërshtim me procesin e Berlinit, gjegjësisht anëtarësimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Një projekt që nuk mbështet nga shtetet e BE-së por hapur konfirmohet nga ministri i Jashtëm rus se Rusia mbështet këtë ide, kjo më veçse se pasqyron se është ide e dalë nga kuzhinat e Moskës me eksport në Beograd pastaj për ta shpërndarë Vuçiqi te vasalët e tij Rama e Zaev.

Pse është e dëmshme kjo nismë për rajonin?

Kjo ide është e dëmshme për rajonin dhe kategorikisht janë kundër Kosova dhe Bosnja Hercegovina. Qeveria e Kosovës e kundërshton në çdo formë “Mini-Shengenin Ballkanik”, nismë kjo që iu ndërrua emri në “Ballkani i Hapur”, nga tre udhëheqës në Ballkan, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe ish kryeministri Zoran Zaev. Tre udhëheqësit e tri vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, nënshkruan në Shkup (29.07. 2021) marrëveshjen me të cilën synojnë të heqin kontrollet në kufijtë e tyre për mallrat dhe qarkullimin e njerëzve, duke filluar nga 1 janari 2023.

Serbia, përmes kësaj nisme në mënyrë të drejtpërdrejtë cenon sovranitetin territorial të shtetit të Kosovës, me çka kjo ide flet për bashkëpunim rajonal mes shteteve dhe heqje kufijsh, në të njëjtën kohë kemi shtetin kryesor e propozues të kësaj ideje Serbinë që nuk e njeh shtetin e Kosovës a dëshiron të bashkëpunojë me Kosovën, poashtu kërkon heqje kufijsh a në anën tjetër nuk i njeh kufijtë e një shteti ekzistues e të pavarur, si Republika e Kosovës.

Përkundër kësaj, është një nismë e cila nuk përkrahet nga faktori ndërkombëtarë, ku në asnjërin prej takimeve të zhvilluara nuk ka qenë pjesëmarrës asnjë përfaqësues ndërkombëtar. Një nismë e tillë largon shtet nga Procesi i Berlinit, gjegjësisht anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vuçiq bashkë me Ramen duan ta kërcënojnë BE-në se kinse paskan alternativa tjera të zhvillimit të rajonit, pra me këtë dërgohet mesazh se munden edhe pa BE-në, e kjo i hap rrugë e terren të përshtatshëm ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Se Rama është në shërbim të Vuçiqit e ka pohuar edhe vet presidenti serb duke deklaruar se Rama po bënë punë të mirë, ndërsa, kryeministri Kosoves po gabon.

Ndryshe, një iniciativë rajonale që të ketë sukses ajo duhet të përmbush minimalisht tre elementet kyçe: Një të ketë gjithëpërfshirje politike. E dyta të këtë fonde për të implementuar projektet rajonale, dhe e treta  të ketë strukturë administrative që do të monitorojë zbatimin e zotimeve politike. Iniciativa e Mini-Shengenit e emëruar me Ballkan të Hapur nuk ka përmbushur, dhe nuk përmbush, asnjërin nga këto tre kritere bazë, sepse Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk do të bashkëngjiten në këtë iniciativë e cila është fuqizuese për Serbinë.

Kujtojmë se, nisma “Ballkani i hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale. Megjithatë, kryeministri i ri, Dritan Abazoviq e mbështet konceptin e kësaj nisme. Por, Kosova që nga fillimi ka hedhur poshtë një mundësi të tillë edhe përkundur presionit të Rames i cili e luan rolin e “tellallit” të Vuçiqit. /Zhurnal.mk

Related posts

Kishte marshuar nga Bosnja drejt Kosovës, kush është ushtaraku rus që po e brengos Kurtin

Gazetamax.mk

Hoxha: Paralelja e Mickoskit, joadekuate

Gazetamax.mk

Ministria e Bujqësisë një javë pa sistem elektronik! Hakerët kërkojnë para për ta zhbllokuar sistemin?

Gazetamax.mk