Këshilli i Komunës së Kumanovës ka miratuar vendimin për vëllazërim dhe partneritet me katër qytete nga rajoni dhe Azia, por asnjëri prej tyre nuk është nga Shqipëria apo Kosova.
Bëhet fjalë për Herceg Novin në Mal të Zi, Sarajevën Lindore në Bosnjë e Hercegovinë, Çajetinën në Serbi dhe Karagandën në Kazakistan.
Bashkëpunimi parashikon projekte të përbashkëta në ekonomi, kulturë, arsim, sport, turizëm dhe investime, si dhe shkëmbime delegacionesh e përvojash ndërmjet institucioneve.
Megjithatë, përzgjedhja e partnerëve ngre pikëpyetje: përse Kumanova nuk ka përfshirë asnjë qytet nga Shqipëria apo Kosova, me të cilat ka lidhje të ngushta historike, kulturore dhe njerëzore?
Vendimi nuk sqaron arsyet e kësaj përzgjedhjeje, duke lënë të hapur debatin mbi prioritetet e bashkëpunimit ndërkomunal.
Burimi:zyrtare.net
