GazetaMax
Lajme

Është arrestuar personi që i vurri zjarrin qendrës kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir

Manastir, 7 qershor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot me shumë krenari ka njoftuar se është zgjidhur në mënyrë eksprese incidenti me qendrën kulturore “IVan Mihajllov” në Manastir, ndërsa tanimë ka një të arrestuar, informon Zhurnal.

Spasovski bënë të ditur se është punuar ditë e nat që të gjendet kryerësi i veprës, ndërsa pas realizimit të bisedimeve ditëve të fundit, me urdhër të gjykatës, është kryer bastisje në dy lokacione të cilat i ka shfrytëzuar 34 vjeçari L.A nga Manastiri, me çka janë gjetur dhe konfiskuar disa mjete lidhur me veprën penale, me çka personi është privuar nga liria.

Mediat maqedonase spekulojnë se bëhet fjalë për këngëtarin e mirënjohur maqedonas, Llambe Alabakovski.

Spasovski shprehet se është dëshmuar që fuqia e vetme që e ka çdo shtet është fuqia të shkatërrojë krimin.

“Në këtë segment nuk ka pardon, nuk ka persona të mbrojtur, të gjithë janë të barabartë para ligjit, e gjithkush që ka gabuar, duhet të përgjigjet”, thotë Spasovski./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/o.spasovski/posts/565638624933081

Related posts

Shpallet thirrje për rikonstruimin e 13 rrugëve në shtatë komuna

Gazetamax.mk

BDI mban zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë

Gazetamax.mk

Kryesia e sapozgjedhur e BDI-së nis aktivitetet me degët

Gazetamax.mk