​Gavi mbetet jashtë listës së Spanjës, De la Fuente tregon arsyen

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka folur për situatën e mesfushorit të Barcelonës, Gavi, i cili sërish nuk është përfshirë në listën e fundit të Kombëtares spanjolle.

Gavi mungoi edhe në grumbullimin e muajit tetor, ndërsa De la Fuente kishte bërë të qartë se mesfushori duhet të punojë dhe të përmirësohet në mënyrë që të rikthehet në planet e tij për ekipin kombëtar.

“Gavi duhet të vazhdojë të jetë vetvetja. Ai e di se duhet të vazhdojë të punojë dhe të rritet për të qenë sërish këtu”, deklaroi De la Fuente në konferencë për media.

Ai theksoi se konkurrenca në Kombëtaren e Spanjës është shumë e madhe dhe se të gjithë futbollistët duhet të japin maksimumin për të siguruar një vend në ekip.

“Nuk është aspak e lehtë, sepse kërkojmë shumë dhe të gjithë lojtarët kanë nivel të lartë. Por, secili prej tyre duhet të vazhdojë të përmirësohet për të qenë pjesë e Kombëtares”, shtoi përzgjedhësi spanjoll.

Ndërkohë, edhe te Barcelona, Gavi po has në vështirësi për të siguruar minuta të rregullta në fushë. Megjithatë, ai u aktivizua si zëvendësues në ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve.

Spanja gjatë këtij grumbullimi do të përballet me Çekinë dhe Anglinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Burimi: botasot.info