GazetaMax
Lajme

Abazoviq fton Kovaçevskin dhe Ramën së bashku të vizitojnë Kievin

Shkup, 13 qershor – Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq, ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas, Volodimir Zelensky për të vizituar Kievin.

Zelenski të enjten ftoi Abazoviqin për të vizituar Kievin.

“Siç u njoftua, Abazoviq do të ngritë idenë për vizitë të përbahskët të Kievit me kryeministrat nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s në rajon, me qëllim që të dërgohet një mesazh më unikat dhe më i fuqishëm për mbështetje të sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës”, thuhet në kumtesën e kabinetit të kryeministrit.

Sipas “Vijesti”, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, e kanë pranuar idenë e Abazoviqit dhe ngelet të caktohet një datë.

Në bisedë me Zelenskin, Abazoviq ka theksuar se Mali i Zi që nga fillimi ka dhënë mbështetje të hapur për pavarësinë, integritetin teritorial dhe sovranitetin e Ukrainës./Zhurnal.mk

Related posts

Numrat e telefonit për ndihmë të qytetarëve të Maqedonisë në Turqi

Gazeta Max

Faton Ahmeti: Motivimi që marrim nga të gjithë qytetarët na jep energji dhe na bën të palodhshëm drejt realizimit të aspiratave tona për integrim në BE

Gazeta Max

Fronti evropian po pengohet në postet udhëheqëse !?

Gazeta Max