GazetaMax
Lajme

Tregtarët në Ohër hapën dyqanet e tyre të dielën, ende s’ka ndryshim për të dielën ditë jopune

Ohër, 13 Qershor – Pothuajse të gjitha dyqanet kanë qenë të hapura, pavarësisht se Kuvendi nuk i ka miratuar ende ndryshimet në ligjin për të dielën, me çka duhet të përjashtohen dyqanet në qendrat turistike.

Dyqanxhinjtë nuk kanë dashur të flasin publikisht, vetëm theksuan se punojnë me përgjegjësinë e tyre dhe shpresojnë që sa më shpejt të mund të punojnë pa problem. LSM-ja thotë se nuk i përkrah ndryshimet.

“Edhe ata punëtorë për të cilët kishim informacione se punojnë të dielave dhe marrin 250% mëditje, deklaruan se nuk duan të punojnë të dielave. Nëse e diela është ditë jo pune, tradicionalisht në çdo vend, edhe punëtorët këtu duan të pushojnë dhe të kenë jetë familjare”, tha Ivan Peshevski- nënkryetar i LSM-së për sektorin privat.

Pronarët e dyqaneve thonë se e kanë mbështetjen e të gjitha partive politike në Kuvend, por pse dhe ku ka ngecur ligji, nuk kanë asnjë informacion, edhe pse kërkesën e kanë dorëzuar më 22 shkurt.

“Nuk japim rroga, nuk japim qira, prandaj kërkojmë nga institucionet shtetërore që të na japin pak shtytje, të na lejojnë të punojmë”, u shpreh Sonja Josifoska- pronare e dyqanit.

E njëjta situatë është edhe në Strugë. Shitësit kërkojnë të punojnë edhe të dielave.

Related posts

Fondi llogariti kapitacionin e tyre sipas pikëzimit të vjetër

Gazetamax.mk

Drejtori Halili: Prezantimi i asistentit digjital në sektorin publik “ADA” i krijuar për nevojat e programeve të ndihmës shtetërore

Gazetamax.mk

Mbi 600 mysafirë në edicionin e 11-të të Ditës së Fasules në Tearcë

Gazetamax.mk