GazetaMax
Lajme

Kamçev nga data 1 korrik pritet të vuaj dënimin në burgun e Strugës

Shkup, 16 Qershor – Më 1 korrik biznesmeni Orce Kamçev do të duhet të futet në burgun e Strugës, pasi sot i është shtyrë dënimi me burg për 15 ditë.

“Është marrë vendim për shtyrjen e ekzekutimit për 15 ditë”, janë përgjigjur shkurt nga gjykata në Ohër, në pyetjen e mediumeve se a është aprovuar kërkesa e Kamçevit për shtyrje.

Gjykata njoftoi se dje kanë marrë dokumentacionin mjekësor për gjendjen e Kamçevit, me ç’rast është mbështetur edhe kërkesa e paraqitur, ndaj sot është marrë vendimi për shtyrje prej 15 ditësh.

Kamçevi është dashur të shkojë në burg më 1 qershor, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të kërkesës për shtyrje.

Poashtu, në vend të burgut në Shutkë, ai ka kërkuar që ta vuaj dënimin në Strugë, pasi paraprakisht ka dorëzuar ndërrimin e adresës nga Shkupi në Ohër.

Ndonëse për çështjen “Perandoria” është dënuar me një vit burg, sërish do të duhet të mbajë rreth 7 muaj burg.

Dënimi fillimisht ulet, sepse llogarit edhe kohën që biznesmeni ka kaluar në arrest shtëpie.

Kështu, ai u mor në paraburgim më 10 nëntor 2018 dhe u lirua më 27 dhjetor.

Nga e njëjta datë që ai kaloi në arrest shtëpiak, i cili u hoq më 29 mars 2019, ose thënë ndryshe në total, ai kaloi më shumë se katër muaj e gjysmë në paraburgim.

Kamçev, krahas dënimit me burg, ka paguar edhe 5.2 milionë euro dëmshpërblim.

Related posts

Petrovska: Realiteti i sigurisë në Evropë bën thirrje për siguri të përforcuar kolektive

Gazetamax.mk

Frontex: Imigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për t’u futur në BE

Gazetamax.mk

Qeveria do të mbajë seancë të rregullt

Gazetamax.mk