GazetaMax
Lajme

Zendeli: Jemi më afër se kurrë largimit të vetos bullgare

Shkup, 16 Qershor – Deputetja Arta Bilalli Zendeli nga BDI-ja, tha sonte në “Rruga Drejt” se mendon që jemi më afër se kurrë largimit të vetos bullgare. Ajo tha se është e bindur se nëse mbetet kjo Qeveri që është në Bullgari, do të jetë shumë më lehtë.

“Është e vërtetë se një rekomandim pozitiv RMV e ka marrë para disa vitesh, por atëherë ndodhi ndryshimi i metodologjisë me propozim të Francës dhe prej atëherë doli në pah edhe vetoja Bullgare. Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit me koalicionin qeverisës, deputetët e të tjerat në Bullgari, mendoj se shihet se ka qenë një vullnet për ta hequr veton. Por prapë mendoj se jemi më afër se kurrë largimit të vetos bullgare, nëse mbetet kjo qeveri në Bullgari do të jetë shumë më e lehtë”, tha ajo.

Related posts

Milloshoski publikon Kodin Etik të Kuvendit, çfarë shkelje të rëndë ka kryer Talat Xhaferi?

Gazetamax.mk

Andonov: Shkupjanët për dy javë do t’i kenë radiatorët e ngrohtë

Gazetamax.mk

Reagim i VMRO pas demantit nga LSDM

Gazetamax.mk