GazetaMax
Uncategorized

Elon Musk paditet për mashtrim me “Dogecoin”

19:57 17/06/2022Bill Gates: Kriptomonedhat, kurth për të grabitur budallenjtëKriptomonedhat po rezultojnë të jenë skema piramidale mashtrimi të epokës dixhitale. Në pak muaj krizë globale çmimesh, vlera e tyre e që rritej prej vitesh duke arritur dhjetëra mijëra dollarë, më shumë se u përgjysmua, çka sipas ekspertëve tregon se ato nuk janë para e mirëfilltë dhe e garantuar.Si themelues i një prej këtyre monedhave, atë me fytyrë qeni Doxhkoin, miliarderi amerikan Ilon Mask është paditur për mashtrim. Agjencia e lajmeve Reuters njofton se një investitor i quajtur Kith Xhonson dorëzoi një padi për mashtrim ndaj bosit të Teslas në Gjykatën e Nju Jorkut.Ai kërkon dëmshpërblim prej 258 miliardë dollarësh, pasi pretendon se Mask fillimisht ngriti e më pas uli në mënyrë fiktive vlerën e kriptomonedhës së krijuar prej tij. Paditësi akuzon Maskun se ngriti këtë skemë për të përfituar fonde për projektet e tij.Edhe miliarderë të tjerë amerikane si Bill Gates e Uorren Bafet i kanë konsideruar kriptomonedhat si Bitkoin, Etereum, etj, si skema fusin në kurth budallenjtë për të grabitur investimet e tyre.Tv Klan

Related posts

Elon Musk kërcënon se do prishë marrëveshjen me Twitter

e-max

Jeff Bezos e “thumbon” Elon Muskun pasi ky bleu Twitter’in

e-max

Google mohon se ka ndryshuar pamjet satelitore të vendeve ushtarake ruse

e-max