GazetaMax
Ballina Lajme

Myftiu i shkupit Ismaili pret në takim Prof. Dr. Ines Murzaku profesoreshë në Universitetin “Seton Hall” të New-Jersey-t

Myftiu i qytetit të Shkupit Qenan Ismaili sot ka pritur në takim drejtorin e Institutit i ITShKSh Prof. Dr. Skender Asani, bashkë me Prof. Dr. Ines Murzaku, profesoreshë e teologjisë pranë Universitetit “Seton Hall” të New-Jersey-t, e cila po qëndron në vendin tonë me programin ‘US Fulbright Program’ të SHBA-së. ja dhe postimi i plotë o Mzftisë:
Sot, 17 qershor 2022, pata nderin që të mirëpres në “Bezisten” në Çarshinë e Shkupit, Prof. Dr. Ines Murzaku, profesoreshë e teologjisë pranë Universitetit “Seton Hall” të New-Jersey-t, e cila po qëndron në vendin tonë me programin ‘US Fulbright Program’ të SHBA-së; Prof. Dr. Skender Asani, drejtor i ITShKSh dhe Prof. Dr. Besnik Rameti.
Me një pritje të ngrohtë e miqësore i dëshirova mirëseardhje Prof. Dr. Ines Murzaku si dhe shfrytëzova rastin që ta njoftoj rreth rrjedhave fetare-islame, jetën islame që zhvillohet në Shkup, për sfidat me të cilat ballafaqohet Myftinia e Shkupit si dhe arritjet tona përgjatë veprimtarisë sonë.
Shpreha edhe në këtë takim bindjet e mia se gjithnjë duhet të angazhohemi, veprojmë e punojmë në drejtim të kultivimit të paqes, të bashkëjetesës dhe të harmonisë ndërfetare në shoqëri, sidomos në shoqërinë tonë që bashkekzistojnë më shumë religjione.
Pas disa temave të trajtuara në këtë takim, u dakorduam për një bashkëpunim të mirëfilltë, me projekte konkrete në të ardhmen.

Related posts

Mësoje trurin për të qenë i lumtur

Gazeta Max

E tmerrshme: Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga pesë persona në Prishtinë

Gazeta Max

Arbenita Ismajli publikon fotografi me vajzën, kaq bukur janë kombinuar

Gazeta Max