GazetaMax
Lajme

Ndërron jetë Mubekir Palloshi, drejtor i ndërmarrjes Hekurudhat e Maqedonisë-Transport

Shkup, 18 Qershor – Drejtori i ndërmarrjes hekurudhore, Hekurudhat Transport Mubekir Pallashi ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka publikuar partia Alternativa e cila në faqen e tyre zyrtare ka shkruar:

“Të Zotit jemi dhe te Ai do të kthehemi”

E njoftojmë anëtarësinë dhe opinionin më të gjerë se sot, në orët e hershme të mëngjesit, Mubekir Palloshi – Sekretar i Departamenteve të Alternativës dhe drejtor i ndërmarrjes publike “Hekurudhat – Transport”, ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij, duke na krijuar dhimbje të madhe të gjithëve. Duke u lutur për shpirtin e tij, i njoftojmë të gjithë se lutja e fundit për shpirtin e tij do të bëhet në xhaminë e Bedrit në Butel pas namazit të ikindisë. Zoti e pastë mëshiruar dhe i dhashtë sabër familjes.

Related posts

Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli

Gazeta Max

Marrëveshja, Serbia merr 100 mijë punonjës nga Gana për të përballuar krizën

Gazeta Max

Moti sot në RMV

Gazeta Max