GazetaMax
Ballina

A hani shumë proteina? Mendoni se në këtë mënyrë do të ndërtoni masë muskulore? Ja se çfarë thonë ekspertët

Nuk rekomandohet një dietë proteinike pa karbohidrate të mjaftueshme, pavarësisht se proteinat janë një përbërës i rëndësishëm i çdo qelize dhe trupi ka nevojë për to për prodhimin e enzimave, hormoneve dhe substancave të tjera

Marrja e më shumë proteinave dhe shumë pak karbohidrate çon në ndryshime të mëdha në metabolizëm, sepse ato nuk depozitohen dhe për këtë arsye nuk pompohen sipas nevojës.

Sasitë optimale ditore të proteinave janë të ndryshme për kategori të ndryshme njerëzish. Adoleshentët dhe meshkujt aktivë mund të plotësojnë nevojat e tyre nga tri porcione me gjithsej 200 g ushqim proteinik.

Dy porcione me gjithsej 140 g janë të mjaftueshme për fëmijët nga dy deri në gjashtë vjeç dhe për disa të moshuar.

Fëmijët më të rritur, adoleshentët, gratë jashtëzakonisht aktive dhe shumica e burrave, duhet të marrin dy porcione në ditë me gjithsej 170 g.

Nutricionistët theksojnë se kushdo që porosit një biftek në një restorant, i cili zakonisht peshon rreth 300 g, fut në organizëm shumë proteina dhe një sasi më të madhe të yndyrave të ngopura, janë në rrezik më të madh të vuajnë nga sëmundjet e zemrës, diabeti etj. /Telegrafi/

Related posts

Ushqimet më të mira për të ngrënë kur jeni të infektuar me COVID-19 dhe cilat ushqime duhet të shmangni

Gazeta Max

Mexhiti në Prekaz u prit nga Baca Rifat Jashari: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Gazeta Max

Lugati “lë” Big Brotherin për Kuvend

Gazeta Max