GazetaMax
Ballina

Abdiu-Halili: Me implementimin e stadardeve të BE-së do të kemi bujqësi konkurruese në tregun evropian

Sot në Bruksel përfundon skriningu bilateral tre ditor për Kapitullin 11: Bujqësi dhe zhvillim rural, pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion.

Gjatë këtyre ditëve delegacioni maqedonas përpara ekspertëve të Komisionit Evropian realizoi mbi 40 prezantime sa i përket kornizës ekszistuese ligjore në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, intervenimeve në tregun bujqësor, sistemeve për kontroll të cilësisë të produkteve bujqësore, mekanizmave tregtar, implementimi i masave anti krizë si dhe shumë aspekte të tjera që rregullojnë plasmanin e produkteve bujqësore në vendin tonë.

Delegacioni ynë u kryesua nga Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëse e kryenogociatorit me BE-në, Drita Halili, si dhe 40 përfaqësues nga më shumë institucione shtetërore që janë pjesë e grupit të punës për këtë kapitull, edhe atë: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.

Gjatë fjalës së saj përmbyllëse përpara përfaqësesve të Komisionit Evropian theksoi se Harmonizimi dhe implementimi i standardeve të BE-së për këtë kapitull, nënkupton më shumë mundësi për bujqit tanë si dhe zhvillim të një bujqësie moderne dhe konkurruese në tregun e vetëm evropian.
Nesër, me 20 tetor, fillon skriningu bilateral për kapitullin 33 – Dispozitat financiare dhe buxhetore, gjithashtu pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion.

Related posts

Pse njerëzit merren me thashetheme?

Gazetamax.mk

Nuk do ta besoni se si u ndërtuan piramidat e Egjiptit (Video)

Gazetamax.mk

Ja si të pastroni gjakun nga yndyra

Gazetamax.mk