GazetaMax
Showbizz

Adelina Ismajli befason: Shfaqet në tubimin e VV-së në Prishtinë

Në tubimin e mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet, një nga figurat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte këngëtarja e njohur Adelina Ismajli.

Prania e saj u pa si e papritur, duke pasur parasysh se ndër vite Adelina është shquar si përkrahëse e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe shpeshherë është lidhur me qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosje mbrëmë prezantoi kandidatët e saj për Prishtinën në kuadër të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, ku përveç programit dhe premtimeve elektorale, befasia e madhe për publikun mbeti pjesëmarrja e këngëtares së njohur.

Ky zhvillim ka ngjallur diskutime në opinionin publik, për faktin se një artiste me profil të lidhur me vizionin rugovian, tash është parë në rreshtat e një partie që shpesh ka qenë kritike ndaj LDK-së.

Related posts

“Dëgjo zemrën tënde, jo fjalët e njerëzve” – Jozi publikon fotografinë e parë në Instagram që nga skandali famëkeq në BBVA

Gazeta Max

Gjesti: Nuk jena ardhë me u rreh. Me pas kanë jashtë, nuk ia kisha falë këtë send. Por unë du me mbyllë qysh kam ardhë

Gazeta Max

Pas pajtimit të shumëpritur me Shyhreten, Shkurte Fejza merr hapin e madh dhe i habit të gjithë

Gazeta Max