GazetaMax
LAJME

Ademi takim me deputetët austriak: Austria partner i rëndësishëm në procesin e integrimit të vendit në BE

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi ka zhvilluar takim me deputeten dhe shefen e delegacionit të Grupit Parlamentartë Parlamentit të Republikës së Austrisë për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shtefani Krisper, si dhe me anëtarët e delegacionit, në kuadër të vizitës së tyre në Maqedoninë e Veriut.

Ademi me deputetët austriak kanë diskutuar për për procesin e skriningut, për hapat e ndërmarra nga Maqedonia e Veriut në zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët dhe për reformat që synojnë anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, dy palët janë shprehur se bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Related posts

Ku humbi Kovaçevski? Harroi premtimin për takim me shoferët privat !?

e-max

Vdiq në spital, familjarët e Jani Rustemit: E vrau shteti, do bëjmë vetëgjyqësi

e-max

Kasami: Jemi afër popullit turk në këto momente të vështira

e-max