GazetaMax
Ballina

Aerobi apo ngritje e peshave, cila më e mirë?

Rreth kësaj çështjeje akoma zhvillohen polemika të ashpra dhe shkaktohen lajthitje. Lajthitja më e shpeshtë kur mendohet se aerobia është për femra, ndërsa ngritja e peshave për meshkuj.
Zgjedhja e mënyrave të ushtrimeve do të duhej të bazohej, në rend të parë, në afinitetet e ushtruesve, pa marrë parasysh se cilit seks dhe cilës moshë i takojnë.
Ushtrimet në sallat e ngritjes së peshave janë individuale dhe çdokush, sipas dëshirës apo qëllimeve mund ta ngarkojë organizmin nga regjimi i punës aerob deri te ai anaerob, nga formësimi i trupit deri te rritja e masës së muskujve.
Nga ana tjetër, aerobia është programi i fitnesit në grup, ku instruktori provon t’i përcaktojë ngarkesat që u përshtaten shumicës së ushtruesve në programin e zgjedhur.
Ushtrimet në grup janë më argëtuese dhe nuk kërkojnë nga ushtruesit planifikim të trajnimit, ndërsa në sallën e peshave çdo individ e pret organizimi i trajnimit dhe përcjellje individuale e ngarkesave.
Andaj është mirë, së paku në fillim, të kërkohet program individual i trajnimit, të cilin do ta bëjë instruktori ose do të merrni trajner personal, gjë që kërkon edhe më shumë shpenzim parash, por edhe arrihen rezultate shumë më të mira.

Mendimi i rrënjosur se në sallën e peshave nuk mund të “hiqen kilogramët e tepët”, ndërkaq në aerobi nuk mund të forcohen muskujt – është plotësisht i gabueshëm, sepse njëra nga karakteristikat themelore të bodybildingut si sport, është që jashtëzakonisht shpejt humben shtresat yndyrore, ndërsa aerobia me larushinë e vet të programeve të specializuara mund t’i arrijë efektet e sallës së peshave, duke ushtruar në grup.
Është fakt se në programet e aerobisë qëllimi themelor është përmirësimi i aftësive funksionale të organizmit, ndërkaq në sallën e peshave – rritja e forcës së muskujve.
Mirëpo, me zgjedhjen e drejtë të ushtrimeve dhe të vëllimit të tërësishëm të ngarkesave (shpeshtësia, kohëzgjatja, numri i përsëritjeve dhe koha e pushimeve) mund të arrihen të gjitha qëllimet e caktuara.
Shumë femra i shmangen sallës së peshave dhe përgjithësisht ushtrimeve me pesha nga frika e muskujve të mëdhenj “e të fryrë”, ndërkaq shumica e meshkujve i frikësohen aerobisë, sepse konsiderojnë se në aerobi “vetëm vallëzohet”.
E vërteta është krejtësisht ndryshe. Vetëm ngarkesa e madhe (numri i madh i ngritjes së peshave) dhe posaçërisht trajnimet e programuara, krahas trajnimit disavjeçar dhe me ushqim të posaçëm rritet masa e muskujve.

Femrat këtë shumë më vështirë e arrijnë për shkak të sasisë së vogël të testosteroneve, i cili është hormon mashkullor që e ka funksionin e arritjes së maskulitetit.
Shtimi i konsiderueshëm të masës së muskujve është diçka që nuk mund të arrihet me aerobi, duke pasur parasysh se ngarkesa e cila shfrytëzohet në këto programe është shumë e vogël për t’i arritur efektet e tilla transformuese.
Nga ana tjetër, programet aktuale të aerobisë në të cilat bukur shumë shfrytëzohen peshat e dorës prej 0,5 – 5 kg, gomat dhe kompleti i pompave deri rreth 20 kg me trajnimet e programuara drejt, mundësojnë rritjen e fuqisë së të gjithë muskujve, formësimin e trupit dhe zvogëlimin e indeve të yndyrës nënlëkurore.
Te të dy mënyrat e ushtrimeve, pos efektit estetik, nuk është për t’u nënçmuar edhe efekti shëndetësor.
Ushtrimi i forcës dhe i fuqisë veprojnë në mënyrë preventive në dukurinë e osteoporozës, sepse, pos muskujve, forcohen edhe eshtrat, ndërkaq me ushtrimin në zonën e aerobisë pozitivisht veprojnë në sistemin e damarëve të zemrës dhe të frymëmarrjes, gjë që vepron në mënyrë preventive në shfaqjen e shumë sëmundjeve të kohës së sotme.
Të përfundojmë, te të dy llojet e trajnimeve e gjitha kjo që u tha deri tani arrihet ekskluzivisht me programe të planifikuara drejt, me ushqim adekuat, ushtrim të rregullt, me instruktor profesionist, dhe, para së gjithash, me angazhim vetjak.

Related posts

David Dreshaj pas super hiteve feston ditëlindjen me shampanjë në mes të detit

Gazetamax.mk

Në veshje trandicionale, Violetë Kukaj po duket si “hyjneshë”

Gazetamax.mk

Mickoski: Deputetët dhe ministrat e LSDM-së janë rob të BDI-së

Gazetamax.mk