GazetaMax
Lajme

Afrim Gashi takoi ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja

Shkup, 4 nëntor – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot së bashku me nënkryetaren e partisë Safije Sadiki, kanë vizituar ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, informon Zhurnal.

Dy palët kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për mundësinë e ndryshimeve kushtetuese.

“Në këtë kontekst e informova Ambasadorin Qehaja për propozimin e Alternativës që në hapjen e kushtetutës të futet edhe një nen që do ta sanksionojë që lëndët e korrupsionit të mos mund të vjetrohen.
Ambasadori e përshëndeti iniciativën dhe na uroi sukses në këtë nismë, që – pos tjerash – është ndër vlerat kryesore të demokracisë së promovuar nga vendet e zhvilluara të Bashkimit Europian dhe SHBA-ja”, ka njoftuar Gashi./Zhurnal.mk

Related posts

Komisioni për punë të jashtme në Kuvendin bullgar dënoi dhunën ndaj bullgarëve

Gazeta Max

Zëvendësministri Nuhiu: Ministria e Drejtësisë inicon zgjidhe ligjore për avansimin e mbrojtjes, përkatësisht sigurisë dhe konfidencialitetit të të dhënave personale të qytetarëve

Gazeta Max

Nuredini: Ngjarje për përmirësimin e gjendjes mjedisore të monumentit të natyrës Liqeni i Dojranit 

Gazeta Max