GazetaMax
Lajme

Afrim Isufi nga Kumanova rrëfen luftën me arushën: Ja si shpëtova

Kumanovë, 12 Tetor – Afrim Isufi nga Kumanova, të hënën në mbrëmje, ka përjetuar një moment vërtetë të frikshëm, por falë gjindshmërisë së tij ka arritur të shpëtoj nga një arushë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tetovë-Shkup te vendi Karpalak rreth mesit të natës (11:45 minuta).

Një një rrëfim për Open-TV, 40 vjecari rrëfen ngjarjen e tmerrshme.

Ai thotë se frika ka qenë e madhe, par falë Zotit ka shpëtuar i gjallë.

“Unë kam qenë duke ardhur nga Gostivari për në shtëpi në Kumanovë. Disa kilometra pasi e kam kaluar pikën e parë pagesore në Tetovë, sikur isha duke vozitur me një shpejtësi normale, papritmas makina ime Golf 5 është goditur përpara në anën e djathtë. Dhe, pas kësaj vetura ime ka flutuar në ajër dhe pastaj pas disa metrash ka rënë në tokë. Unë arrita disi ta ndali makinën në mes të autostradës dhe shoh se del avulli. Fillimishtë mendova se mos është ndonjë derr i egër që më goditi, pasi ishte dicka shumë e fuqishme. Kam dal nga vetura dhe shikoj duke ardhur një kafshë e madhe në drejtimin timin. Ishte terr dhe nuk shihej asgjë. U tremba dhe jam futur në makinë, e cila ishte shumë e dëmtuar. Makinës sime iu afrua ajo kafshë, dhe kur e pash ishte arushë ose ariu. Ajo filloi ta grushtojë makinën time. Nga grushtet saja më besoni se makina lëkundej. Nuk vonoi shumë dhe arusha ra në tokë. Kur e pash që ra në tokë dola nga vetura dhe e pash lëndimet që kishte marrë nga ndeshja që ka pësuar me makinën time Golf 5. Ajo sërish është ngritur në këmbë dhe unë jam futur brenda. I gjithë ky trishtim ka zgjatur 30 minuta. Dikur arusha sërish ra në tokë dhe nuk u ngrit më, ndërsa unë shpëtova i gjallë”, rrëfen Afrim Isufi.

Ai thotë se në vendin e ngjarjes kishin ardhur edhe policia, duke marrë shënimet e tyre.

Afrimi i tha Open-TV se ka përvoja të hidhura me arushat. Kjo është hera e tij e tretë në jetë që i ka ndodhur të përleshet me këto kafshë të egra, njëherë i ka ndodhur gjatë luftës së vitit 2001, deri sa ishte ushtar i UÇK-së.

Ai tha se arushat në raste të tilla dinë të nervozohen dhe të jenë shumë të rrezikshme.

Ai tha se në shtëpi kishte ardhur në ora 5 të mëngjesit.

Afrimi tha se nga ajo mbrëmje e keqe nuk mund të flejë i qetë. Nga trishtimi i madh që ka përjetuar atë natë, ai është duke pranuar terapi mjekësore.

Related posts

Bardhyl Dauti: Vetëm pak për “DARDANUSIN”, e gjetur nën rrënoja

Gazetamax.mk

Maqedonia e Veriut do të stërvisë pilotë për NATO-n

Gazetamax.mk

Ministri Shaqiri vizitoi disa shkolla në Kërçovë, Dollnen, Krushevë, Çashkë dhe Veles

Gazetamax.mk